EAVE ON DEMAND



QKK dhe EAVE 
në bashkëpunim me Tirana International Film Festival organizojnë:

EAVE ON DEMAND – SHQIPËRI 2014,
me z. Katriel Shory

Workshop – Zhvillim skenari për filma të shkurtër dokumentarë dhe filma të shkurtër artistikë
2-3-4 nëntor 2014 Tiranë

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në kuadër të rëndësisë që i jep edukimit të kineastëve të rinj, organizoi në bashkëpunim me EAVE workshopin EAVE ON DEMAND.

Ky workshop u realizua ne kuader te Tirana International Film Festival me expertin e EAVE z. Katriel Shory, në datat 2-3-4 nëntor 2014.

Ky workshop 3 ditor kishte ne fokus zhvillimin e skenarit të filmit të shkurtër dokumentar dhe artistik.

Faza I – Aplikimi i projekteve – deri 18 tetor

Faza II – Përzgjedhja e 12 projekteve nga Komisioni – deri 20 tetor

Faza III – Workshop – 2-3-4 nëntor

 

 

 

Çfarë është EAVE?

EAVE është organizata më e rëndësishme në Evopë për trajnimin, zhvillimin dhe organizimin e rrjeteve të producentëve. Përveç programit të saj kryesor “European Producers Workshop”, EAVE është e angazhuar në programe të ndryshme në Europë, Azi, Amerikën Latine, Rusi, Afrikë
dhe Lindjen e Mesme.

Krijuar më 1988, objektivat e EAVE janë mundësimi i trajnimeve profesionale dhe lidhja e producentëve nga vende të ndryshme të botës, me qëllim lehtësimin e marrëdhënieve të bashkepunimit. Rrjeti unik ndërkombëtar i EAVE-s përfshin mbi 1200 producentë dhe figura kyçe të vendimmarrjes në sektorin e filmit (financues, agjent shitjesh, distributorë, etj.).

EAVE drejtohet nga Kristina Trapp CEO dhe Jani Thiltges – Përgjegjës i Studimeve, të dy me përvojë të gjatë dhe njohuri shumë të mira në trajnim si dhe në sektorin e filmave Europian. Kristina Trapp ka eksperiencë prej më shumë se 13 vjetësh në mundësitë e financimit të filmave, prodhimin dhe trajnimin në disa vende të Evropës. Jani Thiltges ka realizuar rreth 70 filma në cilësinë e producentit dhe bashkëproducentit.

Katriel Shory – Expert i EAVE

Studioi në Shkollën e Filmit të Universitetit të New York-ut. Ai u kthye në Izrael në vitin 1973 për t’iu bashkuar Kastel Films, Jerusalem (në atë kohë kompania lider e prodhimit në Izrael) si drejtor i produksionit. Ai ishte përgjegjës për prodhimin e një numri të madh dokumentarësh , serialesh televizive dramatike dhe bashkëprodhimesh, të cilat kanë marrë çmime prestigjioze izraelite dhe ndërkombëtare.

Në vitin 1983, ai punoi si bashkëpunëtor dhe line producer në filmin artistik “Beyond the Wall” (i cili fitoi Çmimin e Kritikëve të Filmit në Festivalin e Filmit të Venecias 1984 dhe u nominua për çmimin e filmit më të mirë të huaj, për Oscar në 1985). Në vitin 1984, ai formoi kompaninë e tij të prodhimit “Belfilms Ltd” dhe deri në vitin 1999 ka prodhuar mbi 200 filma duke përfshirë filma artistikë, dokumentarë, drama televizive, dhe bashkëprodhime ndërkombëtare të cilët numërojnë shumë çmime.

Në vitin 1999, ai u emërua Drejtorit Ekzekutiv në Fondin Izraelit të Filmit. Që nga viti 1999, ai mbështeti prodhimin e më shumë se 190 filmave të rinj izraelitë, me metrazh të gjatë.

Gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë i angazhuar në aktivitete vullnetare dhe funksione publike ndër të cilat përmendim: Kryetar i Shoqatës Izraelite të Producentëve të Filmit dhe Televizionit (1989–1994); anëtar i emëruar i Komitetit Kombëtar për zhvillimin e Televizionit dhe Filmit— në Këshillin Kombëtartë Artit dhe Kulturës (1992–1998); Përfaqësues i Industrisë izraelite të Filmit në organizata të shumta ndërkombëtare; pedagog në Departamentin e Filmit dhe Televizionit – Universiteti i Tel-Avivit.

http://www.nationalfilmcenter.gov.al/eave-on-demand-shqiperi-2014/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *