KOMISIONI I VIZIONIMIT

Komisioni i Vizionimit caktohet nga kryetari i QKK. Ai pajis me leje per qarkullim veprat filmike te krijuara brenda teritorit te Shqiperise ose te importuara nga jashte. Kryetari i Komisionit te Vizionimit zgjidhet nga komisioni perkates. Komisioni i Vizionimit eshte organizem jofunksionar, me afat te percaktuar.

Komisioni i Vizionimit te QKK pajis me leje për qarkullim distributorët sipas kategorive të mëposhtme:

1. Kategoria A – kur filmi lejohet per të gjitha moshat.
2. Kategoria B – kur filmi lejohet per të gjithe shtetasit mbi 14 vjec
3. Kategoria C – Kur filmi lejohet per të gjithe shtetasit mbi 18 vjec

Komisioni i Vizionimit të QKK, kur vepra filmike e paraqitur nuk është në pajtim me ligjet kushtetuese, nuk i pajis distributorët me leje qarkullimi të filmit.
Kur distributori nuk është dakord me vendimin e Komisionit të Vizionimit, ai i drejtohet për ankim gjykatës.